LAJMI I FUNDIT:

Manhart ofron Audi RS Q8 që e vë në lëvizje motori që prodhon 818 kuaj-fuqi

Manhart ofron Audi RS Q8 që e vë në lëvizje motori që prodhon 818 kuaj-fuqi

Njësia e fundit e SUV-it gjigant me performanca të një veture me dy ulëse vjen nga kompania gjermane e modifikimit të veturave Manhart, dhe tregon se kërkesat për super SUV nuk kanë të ndalur.

Kur në  Manhart për herë të parë u “argëtuan” me SUV e Audi RS Q8, ishte paksa sfidë. Disa muaj më vonë shkuan tutje, e kuptuan se po kërkohen në masë të madhe veturat sportive në “trup të SUV”, kështu përgatitën RS Q8 që fshihet ‘pas emrit “Manhart RQ 800, transmeton Telegrafi.


Karroceria është vendosur në rrotat dhe fellnet gjigante prej 24 inç – pra me goma 295/30 (përpara) dhe 335/23 (pas), ku përgjigja e Mahnart ndaj “veprave të ngjashme të artit” ishte motori 4 litërsh V8, por shoferët në këtë rast në vend të 600 kuaj-fuqive do të kenë motorin me 8185.

Disa modifikime si nga jashtë ashtu dhe nga brenda e bëjnë këtë veturë të duket tejet agresive, dhe ta kërkojnë në masë të madhe anembanë botës. /Telegrafi/