Një muaj para skadimit të afatit për ngritjen e aktakuzave nga ana e PSP-së, shumica e re premton se kjo do të jetë njëra ndër çështjet e para që do të hapet në Kuvend. Ekspertja juridike besa Arifi vlerëson se afati i përcaktuar në nenin 22 të ligjit për PSP nuk korespodon me afatin për ngritjen e aktakuzës, i përcaktuar në ligjin e procedurës penale, njofton Alsat M.
Gjëja e parë që duhet pasur parasysh është se afati i përcaktuar në nenin 22 të ligjit për PSP-në nuk korenspodon me afatin për ngritjen e aktakuzës që është i përcaktuar në ligjin e procedurës penale, dhe kështu krijohet një situate shumë e padrejtë lidhur me ngritjen e aktakuzave nga PSP-ja dhe ato të ngritura nga Prokuroria e rregullt. Gjëja e dytë që do të mund të bëhet është të kërkohet një interpretim autentik nga Kuvendi lidhur me këtë nen dhe lidhur me afatin e ngritjes së aktakuzave por ajo që është më me rëndësi është respektimi i parimit të legalitetit i cili është parim bazë i funksionimit edhe tek Prokuroria e rregullt edhe te PSP – tha Besa Arifi, profesore.
Sipas profesoreshës Besa Arifi si zgjidhje tjetër dhe më e mirë do të jetë që Gjykata Kushtetuese të shpall si kundër-kushtetues nenin 22 pasi që paraqet një pabarazi të madhe mes qytetarëve.
Ngritja e aktakuzave nga PSP përcaktohet për të gjitha veprat në tërësi ndërsa te Prokuroria e rregullt për çdo vepër në veçanti, dhe po ashtu rrjedhja e afatit te PSP përcaktohet nga momenti kur janë pranuar materialet ndërsa në Prokuroria e rregullt nga momenti I ngritjes së urdhëresës për hetim, kështu që është një situate tërësisht e padrejtë gjë e cila kërkon një zgjidhje juridike, zgjidhja juridike mund të merret përmes Gjykatës Kushtetuese e cila mund të shpall si kundër kushtetues këtë nen të ligjit të PSP dhe kjo do të ishte situata më e mirë për shkak se me të vërtet është një nen që paraqet një pabarazi të madhe mes qytetarëve – u shpreh Besa Arifi, profesore.
Me të marrë mandatin për formimin e Qeverisë, kreu i LSDM-së Zoran Zaev u shpreh optimist lidhur me vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale. Ai tha se ky Institucion duhet ta përfundoj punën e filluar. Sipas ligjit, Prokuroria Speciale Publike ka pesë vite afat t’i përfundojë procedurat para gjykatave për të cilat tanimë ka dorëzuar aktakuza. Afatet për të ngritur aktakuza janë deri në fund të qershorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Baton Haxhiu paraqitet në SPAK
Mickoski: Kemi vendosur skicat e kornizës mbi të cilën do të ndërtojmë potencialin e koalicionit me partitë tjera
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend