LAJMI I FUNDIT:

Mancini: S’kemi zgjidhje tjetër, do ta mposhtim Torinon

Mancini: S’kemi zgjidhje tjetër, do ta mposhtim Torinon

Robero Mancini ka deklaruar para ndeshjes ndaj Torinos se ekipi i tij nuk ka zgjidhje tjetër pos që ta mposhtë ekipin torinez.

Ndeshja e cila fillon në ora 20:45 e shehë Interin në një pozicion që duhet patjetër të fitojë dhe të shpresojë që Lazio do t’i nxjerrë pikë Romës në drebin romak që zhvillohet të dielën.

“Ne do të ishim më në formë pa pushimin e kombëtareve, por duhet që të vazhdojmë ku kemi qenë”.


“Ekziston optimizëm për tetë ndeshjet e fundit. Roma ka avantazhin e vendit të tretë, por janë ndeshje të vështira që po vijnë. Ne nuk kemi opsion tjetër, pos të fitojmë”.

“Ne duhet të shpresojmë se rezultatet e kundërshtarëve shkojnë në dobi tonën dhe të fitojmë ndeshjet. Kështu mund të arrijmë objektivat tanë”, u shpreh Mancini. /Telegrafi/