Mancini reagon ndaj kritikëve të Interit

Nerazzurrët në javën e shtatë janë mysafirë të Sampdorias, ndërsa trajneri në konferencën për shtyp ka shprehur pakënaqësinë e tij për kritikat e shumta pas humbjes së vetme këtë sezon.
“Humbja nga Fiorentina ishte absurde. Filloi keq dhe nuk mund të bënim asgjë më shumë. Skuadra reagoi dhe deri në kartonin e kuq ishte një nga paraqitjet tona më të mira”.
“Në Itali njerëzit flasin vetëm për taktika duke mos i ditur gjërat. Nuk fitohet duke u bazuar vetëm në një sistem, sepse edhe kundërshtarët janë aty”.
“Aspekti taktik nuk është thelbësor, sepse edhe gjërat tjera mund ta bëjnë dallimin, si një gabim në ndarje të drejtësisë ose një moment i vetëm magjie”.
“A e keni shikuar ndeshjen sërish? Kjo është puna juaj. Mendoj se të tjerat ishin absurde dhe ne nuk bëmë asgjë të keqe që nga fillimi”, u ka thënë Mancini gazetarëve. /Telegrafi/

















































