LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Dua të jem trajner i PSG-së, ka skuadrën dhe lojtarët ndër më të mirët në botë  

Mancini: Dua të jem trajner i PSG-së, ka skuadrën dhe lojtarët ndër më të mirët në botë  

Trajneri i Zenit St Petersburg, Roberto Mancini, ka pranuar se do të donte drejtimin e Paris Saint-Germain, por që asnjëherë nuk është kontaktuar nga drejtuesit e klubit francez.

Trajneri italian është përmendur si një trashëgimtar i mundshëm i postit të Unai Emery për sezonin e ardhshëm.


Mancini është njëri nga kandidatët kryesor për stolin e PSG-së së bashku me dy trajnerët tjerë, Antonio Conte dhe madje edhe Max Allegri dhe ish-trajneri i Interit ka theksuar se do donte stolin e parisienëve.

Trajnerët që kishin karrierë të jashtëzakonshme edhe si futbollist – Nga Guardiola te Conte, këta janë më të mirët që drejtuan në Ligën Premier (Foto)
Lexo po ashtu Trajnerët që kishin karrierë të jashtëzakonshme edhe si futbollist – Nga Guardiola te Conte, këta janë më të mirët që drejtuan në Ligën Premier (Foto)

“Po, unë do të doja të isha trajner i PSG-së. Pse jo, nëse kjo ishte e mundur?”, ka thënë fillimisht Mancini për gazetën L’Equipe.

Mancini po lidhet edhe me stolin e Italisë, Juventusit dhe Milanit (Getty Images)

“Ju mund të jeni një trajner i mirë i cili ka bërë punë të shkëlqyeshme, por ne të gjithë e dimë se në futboll gjithçka mund të ndryshojë brenda një dite”.

“Megjithatë, nuk kam qenë kurrë në kontakt. Unë nuk e di të ardhmen”.

Mancini në radarin e Milanit?
Lexo po ashtu Mancini në radarin e Milanit?

“PSG ka një trajner të mirë në vend me lojtarë fantastikë. Të gjithë trajnerët do të donin të punojnë me një ekip të tillë, kjo është normale”.

“PSG ka një nga skuadrat më të mira në botë. Ata kanë Neymarin dhe Kylian Mbappen, kështu që kanë një shans të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve dhe jo vetëm këtë sezon, por për dy apo tre vitet e ardhshme”, përfundoi italiani. /Telegrafi/