LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: S’ka punësime të reja

Mançevski: S’ka punësime të reja

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski thotë se nuk ka punësime të reja.

“Punësimet janë ndalur me urdhër nga Qeveria. Vazhdohen vetëm marrëveshje, por personave që më herët kanë qenë të angazhuar, vetëm nëse vlerësohet se është e nevojshme”, thotë Mançevski.


Ai hedh poshtë akuzimet e zëvendësministres së ministrisë që ai drejton, Nevenka Stamenkovska Stojkovski se “LSDM edhe gjatë kësaj periudhe vazhdon të punësojë”.

“S’janë të sakta deklarimet e zëvendësministres. Janë ndaluar punësimet e reja përveç nëse s’bëhet fjalë për marrëveshjet të personave të cilët më herët kanë qenë të angazhuar”, tha Mançevski duke sqaruar se tashmë punësimet e reja Qeveria i ka ndaluar dhe është absurde që Qeveria edhe pse solli këtë vendim të bëjë diçka qetër./Telegrafi/