Manchester United po shfaq vendosmërinë për të forcuar projektin e tij sportiv, teksa në Old Trafford vazhdojnë analizat dhe lëvizjet për të rikthyer madhështinë e humbur ndër vite.

I përfshirë në një cikël të vazhdueshëm ndryshimesh dhe pasigurie, klubi duket se po hedh hapat e parë drejt konsolidimit të një strategjie më të qartë sportive.


Në aspektin e përforcimeve, drejtuesit e klubit nuk po ndalen në përpjekjen për të identifikuar profilet e duhura në tregun e transferimeve, i cili shpesh ka parë Unitedin të investojë shuma të mëdha.

Sipas informacioneve të publikuara nga CaughtOffside, një emër i ri është futur në orbitën e “Djajve të Kuq”.

Ethan Nwaneri, objektiv për Unitedin

Bëhet fjalë për Ethan Nwaneri, 18 vjeç, një talent premtues i Arsenalit që ka humbur gradualisht rëndësinë në planet e trajnerit Mikel Arteta.

Pikërisht për këtë arsye, sipas burimeve të cituara, ai po konsiderohet nga Manchester United si një opsion serioz për repartin ofensiv.

Me potencial të madh dhe perspektivë të gjerë për t’u afirmuar në futbollin elitar, Nwaneri shihet si një goditje e mundshme e bujshme e Unitedit, ndërsa klubi nga Londra e Veriut ende mban kontrollin mbi të ardhmen e futbollistit të tyre të talentuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app