LAJMI I FUNDIT:

Man Utd interesohet për transferimin e Oxlade-Chamberlain

Man Utd interesohet për transferimin e Oxlade-Chamberlain

Mesfushori i Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain po lidhet me një lëvizje befasuese te Manchester United këtë verë.

Reprezentuesi anglez është vënë në shitje nga Liverpooli këtë verë, pasi nuk cilësohet si lojtar i rëndësishëm për skuadrën nga Anfield.

Megjithatë, klubet e interesuara për Ox-Chamberlain nuk mungojnë dhe ato vijnë nga Liga Premier.


Sipas Alex Crook të TalkSPORT, Unitedi do të ishte ‘seriozisht i interesuar’ për një transferim të anglezit në Old Trafford.

Por, Djajtë e Kuq do të transferonin ish-yllin e Arsenalit vetëm nëse Liverpooli do të pranonte një tarifë prej 10 milionë funtesh.

Ekipi i Erik ten Hag ka nevojë për përforcime në mesfushës pas largimeve të shumta të emrave si Paul Pogba, Jesse Lingard, Juan Mata dhe Nemanja Matic.

Mediat tjera angleze raportojnë se West Ham dhe Aston Villa do të ishin të etur për nënshkrimin e Oxlade-Chamberlain, i cili bëri 29 paraqitje në të gjitha garat sezonin e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

La Liga
Alarmohen gjigantët evropianë, Barcelona ia cakton çmimin Raphinhas

Alarmohen gjigantët evropianë, Barcelona ia cakton çmimin Raphinhas

La Liga
Pritej largimi i tij në verë, City ia vazhdon kontratën yllit të skuadrës

Pritej largimi i tij në verë, City ia vazhdon kontratën yllit të skuadrës

Premier League
Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Ndërkombëtare
Nga huazimi, në yll të sezonit – Asllani i pandalshëm drejt elitës së futbollit gjerman

Nga huazimi, në yll të sezonit – Asllani i pandalshëm drejt elitës së futbollit gjerman

Bundesliga
Ja sa ndeshje pritet të mungojë Kylian Mbappe pas kartonit të kuq ndaj Alavesit

Ja sa ndeshje pritet të mungojë Kylian Mbappe pas kartonit të kuq ndaj Alavesit

La Liga
Kalo në kategori