Manchester City po përgatit një afat kalimtar shumë aktiv, me klubin që synon të investojë rreth 200 milionë euro në tre transferime të rëndësishme, pavarësisht humbjes së titullit në Ligën Premier.

Sipas raportimeve nga Anglia, “Citizens” kanë nisur lëvizjet në treg menjëherë pas përfundimit të sezonit, teksa Enzo Maresca pritet të marrë drejtimin e skuadrës në vend të Pep Guardiola.


Një nga objektivat kryesorë të klubit është Elliot Anderson i Nottingham Forest, për të cilin thuhet se negociatat janë në fazë të avancuar.

Në të njëjtën kohë, kampionët anglezë po monitorojnë nga afër edhe mbrojtësin e djathtë Michael Kayode të Brentford.

Për projektin afatgjatë, drejtuesit e klubit kanë identifikuar si objektiv edhe talentin e Bournemouth, Junior Eli Kroupi.

Në klub besohet se infrastruktura moderne, kushtet elitare stërvitore dhe stabiliteti organizativ do të vazhdojnë tërheqin lojtarë të nivelit të lartë edhe pas largimit të mundshëm të Guardiolës.

Ndërkohë, drejtori Ferran Soriano do të mbetet në detyrë për të garantuar një tranzicion sa më të qetë, ndërsa drejtuesit vazhdojnë t’u përcjellin objektivave të afatit kalimtar mesazhin se po i bashkohen një klubi të ndërtuar për sukses afatgjatë.

Vincent Kompany mbetet gjithashtu një emër që shihet si pasardhës potencial i projektit në të ardhmen. /Telegrafi/

telegrafi sport app