LAJMI I FUNDIT:

Man City kryeson garën për Jorginhon

Man City kryeson garën për Jorginhon
Jorginho (Getty Images)

Mesfushori i Napolit, Jorginho mund ta vazhdojë karrierën e tij në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Jorginho është njëri nga futbollistët kryesorë të Napolit në vitet e fundit që nga transferimi i tij nga Empoli më 2015.


Paraqitjet e tij të mira dhe ndeshjet si titullar i padiskutueshëm kanë bërë që shumë klube të vihen pas tij, sidomos ato angleze.

Jorginho preferon transferimin te City para Unitedit
Lexo po ashtu Jorginho preferon transferimin te City para Unitedit

Edhe Napoli thuhet se është i gatshëm ta shes italo-brazilianin, por vetëm për çmimin që atyre iu konvenon.

Jorginho është njëri nga mesfushorët më të mirë në Serie A (Getty Images)

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Manchester Cityt i pëlqen mesfushori dhe tani janë kryesues të garës për të fituar shërbimet e tij.

Skuadra nga Serie a është e gatshme të shesë italianin për 53 milionë funte apo 60 milionë euro dhe City, të cilët e kanë monitoruar mesfushorin gjatë gjithë sezonit, mendohet të jetë në krye të shërbimeve të tij.

Napoli i vendos çmim Jorginhos, City gati të bëjë ofertën
Lexo po ashtu Napoli i vendos çmim Jorginhos, City gati të bëjë ofertën

Arsenali, Manchester Unitedi dhe Tottenhami janë gjithashtu në garë për të transferuar lojtari, ndërsa edhe Liverpooli thuhet se po monitoron situatën.

Ndryshe, Jorginho ka qenë bartës i lojës së trajneri Maurizio Sarri dhe Pep Guardiola e do në skuadër pasi luajnë përafërsisht filozofinë e njëjtë. /Telegrafi/