Mami gorillë mbulon më të puthura këlyshin e saj, pamjet pak orë pas lindjes (Video)

Emri i saj është Moke dhe është këlyshi i parë i gorillës, që lind në nëntë vitet e fundit në Smithsonian’s National Zoo and Conservation Biology Institute të Washington.
Në këtë video të shpërndarë nga institute shihet mami e këlyshit, Calaya, një ekzemplare 15 vjeç, teksa përkëdhel dhe mbulon me të puthura këlyshin e saj, pak orë pas lindjes.
Për Calaya kjo është eksperienca e parë si nënë dhe stafi i Smithsonian’s Nationl Zoo ka punuar gjatë për ta përgatitur për këtë eksperiencë.
“Lindja e këtij ekzemplari gorille është e veçantë jo vetëm për institutin tonë por edhe për specien e saj”.
Gorilla e ultësirës perëndimore, është në fakt një specie që rrezikon ekzistencën e saj. Ashtu siç shpjegojnë ekspertët e Smithsonian’s, numri i kësaj specieje është zvogëluar me 60% në 20/25 vitet e fundit. /bw/










































