LAJMI I FUNDIT:

Maloku: Presidentja dhe Qveria po paguajnë ekspertë për të kundërshtuar qytetarët e Kosovës

Maloku: Presidentja dhe Qveria po paguajnë ekspertë për të kundërshtuar qytetarët e Kosovës

Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe nënkryetari i AKR-së, Naim Maloku, konsideron se Presidentja Jahjaga dhe Qeveria po marrin ekspertë ndërkombëtarë për verifikimin e vijës kufitare me Malin e zi, për t`i kundërshtuar qytetarët e Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, Maloku, ka marr shembull përcaktimin e vijës kufitare ndërmjet Kroacisë e Sllovenisë, duke thënë se këto dy shtete kanë marr avokatë vendorë, dhe bëjnë luftë para Gjykatës së Arbitrazhit për ta fituar rastin.


Postimi i Malokut në Facebook:

“Miq,
Në qershor të vitit 1991 shpallen pavarësinë Sllovenia dhe Kroacia. Sllovenia kaloi dy jave lufte ndërsa Kroacia katër vite. Të dy këto shtete në vitin 1992 u pranuan në OKB, sot janë anëtare të NATO- s dhe të BE- se. Kuptohet që janë në marrëdhënie të mira fqinjësore, të njohura reciprokisht por që 25 vite nuk e kanë të rregulluar demarkacionin e kufirit, dhe atë në dy pika me sipërfaqe tejet të vogël dhe atë: Sveta Gera( I thone Kroatet) ose Trdinov Vrh ( Sllovenet) një kishe, në pjesën lindore të Sllovenisë, sipërfaqja e tokës dikund rreth një hektar ( nëse s gabohem) dhe në Gjirin e Piranit në det , afër Portorozhit, dikund rreth 100 m gjerësi dhe tri- katër km gjatësi.

Të dy këto shtete i kane Komisionet Shtetërore për demarkacion, janë ndërruar shumë qeveri por asnjëra nuk kane ndërruar qëndrime sa I përket vijës kufitare.

Për tu bërë anëtare të BE- se kanë pranuar që të pranojnë vendimin e Gjykatës se Arbitrazhit për të cilin të dy këto shtete ( secili për të mbrojte qëndrimet e veta) kanë angazhuar avokatet ( secili vendor) më të mirë dhe bëjnë luftë edhe para kësaj Gjykate për të fituar rastin.

Pse e mora këtë shembull?

Mali I Zi nuk ka nevoje për avokat as me shpenzu kohë për kufi me Kosovën.
Janë Murat Meha, Qeveria e Kosovës dhe Presidentja e Kosovës avokatet më të mirë, dhe pa pagesë, për Malin e Zi. Nuk po lënë ‘gur pa lëvizë’ edhe duke paguar më pare të taksapaguesve të Kosovës ‘ekspert’ nga dyjeja vetëm me i kundërshtua, në favor të Malit të Zi, ekspertet vendor dhe popullin e Kosovës” (sic), ka shkruar Maloku.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori