LAJMI I FUNDIT:

Maloku dhe Burrows diskutojnë për proceset e mbështetjes dhe avancimit të shërbimeve prokuroriale

Maloku dhe Burrows diskutojnë për proceset e mbështetjes dhe avancimit të shërbimeve prokuroriale

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim Drejtoreshën Operative të Projektit britanik “Forcimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë”, Rachel Burrows, projekt ky, që realizohet përmes partnerëve implementues “Axiom International”.

“Fillimisht, Kryesuesi Maloku falënderoi Drejtoreshën Operative, Burrows, për mbështetjen e shumanshme përmes këtij projekti, duke shprehur vullnetin dhe angazhimin e pakursyer për zbatimin e programeve ekzistuese të bashkëpunimit dhe njëherësh duke u zgjeruar më tej në fusha të reja, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit dhe në përqendrimin konkret në proceset e forcimit të aftësisë së Këshillit Prokurorial dhe të Prokurorit të Shtetit për të drejtuar në mënyrë strategjike shërbimet prokuroriale”, thuhet në njoftim.


Nga ana tjetër, Drejtoresha Burrows, tha se ndihet e lumtur për vlerësimin e projektit aktual dhe programeve të tij, që janë pjesë e kësaj mbështetjeje të çmuar për avancimin e proceseve në sistemin prokurorial dhe përmirësimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të institucioneve prokuroriale të Kosovës.

Në fund të takimit, Kryesuesi Maloku dhe Drejtoresha Burrows, shprehën përkushtimin e tyre për të intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin lidhur me gjetjen e mënyrave dhe formave më efikase të punës dhe për trajtimin e kërkesave, nevojave, sfidave dhe vështirësive, që mund të paraqiten në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori