LAJMI I FUNDIT:

“Mallkimi” i Makbethit!

“Mallkimi” i Makbethit!

Ekziston një besëtytni mbi pjesën e Shakespearit, “Makbeth”, se vetëm përmendja e emrit të shfaqjes në teatër sjell ters.

Shumë njerëz mendojnë se asnjë produksion filmik ose teatral nuk mund t’i afrohet gjenialitetit të prozës së shkruar të Shakespearit. Si pasojë, shumë aktorë dhe regjisorë janë paralajmëruar që as mos të provojnë ta bëjnë këtë.


Duke marrë parasysh të gjitha këto, mund të themi se një pjesë e produksioneve të Makbethit kanë mbetur imunë ndaj këtij mallkimi.

“Makbeth”(titulli i plote “Tragjedia e Makbethit”) është tragjedia e shkruar nga William Shakespeare dhe mendohet të jetë vënë në skenë për here të pare në vitin 1606. Ai dramatizon dëmtimet psikologjike dhe fizike të shkaktuara nga ambicia politike e atyre që e duan pushtetin për interesat e tyre.

Prej të gjitha veprave që Shakaspeare ka shkruar gjatë mbretërisë së Jamesit të I-rë, i cili ishte gjithashtu pronari i kompanisë teatrore te Shakespearit, “Makbeth” pasqyron qartë marrëdhënien e shkrimtarit me sovranin. Ai është publikuar nga First Foglio në vitin 1623 dhe është tragjedia më e shkurtër e Shakespearit.

Një gjeneral trim skocez me emrin Makbeth i shfaqen tri magjistrica me një profeci, se një ditë ai do të bëhet Mbret i Skocisë. I konsumuar nga ambicia dhe i nxitur nga gruaja e tij, Makbeth vret Mbretin Dukan dhe e merr për vete fronin e Skocisë. I detyruar të kryejë gjithmonë e më shumë vrasje për të mbrojtur veten dhe për të hequr dyshimet mbi të, ai shumë shpejt do të bëhet një tiran i gllabëruar nga ndjena e fajit dhe paranoja.

“Makbeth” ngjitet të premten në skenën e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, nga regjisori Kled Kapexhiu dhe nën interpretimin e aktorëve : Indrit Çobani, Luli Bitri, Arben Derhemi, Laert Vasili, Neritan Liçaj, Genti Deçka, Suela Bako, Jaho Guma, Xhino Musollari, Adelina Muca, Niada Saliasi, Arjola Basho, Klodjana Keco…

Në trend Kultura

Më shumë
I kanë thënë të mençurit...

I kanë thënë të mençurit...

Kulture
FJALË DASHURIE

FJALË DASHURIE

Fjala+
KUR U FUTA

KUR U FUTA

Poezi
PUTHJA

PUTHJA

Poezi
Të gjithë janë krijues

Të gjithë janë krijues

Kulture
KTHIM NË SHTËPI

KTHIM NË SHTËPI

Fjala+
Kalo në kategori