LAJMI I FUNDIT:

Malishevë, përkujtohen dëshmorët Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu

Malishevë, përkujtohen dëshmorët Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot në 32 vjetorin e rënies, janë përkujtuar dëshmorët e kombit Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, të cilët ranë më 30 dhjetor të vitit 1990, në qendër të Malishevës, gjatë protestave të atij viti, kundër regjimit.

Në këtë përkujtim, kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, këtë ngjarje e ka vlerësuar si “një ngjarje e kthesave të mëdha historike, pasi për herë të parë në vendin tonë, në mënyrë institucionale u reagua ndaj dhunës, vrasjeve dhe gjenocidit që ushtrohej ndaj shqiptarëve”.


“Kjo është datë e rëndësishme për komunën tonë dhe më gjerë, pasi sot 32 vite më parë, gjatë protestave ranë dëshmorë, Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu. Nga rënia e tyre, Malisheva e ka bartur flakadanin e aktivizimit patriotik, si në institucione, ashtu edhe jashtë tyre”, tha kryetari Kastrati.

“Kjo ngjarje ka shënuar edhe rezistencën e fortë institucionale, pasi Komuna e Malishevës, si institucion dhe deputetët tanë në Kuvendin e Kosovës, bën rezistencë të fortë, lidhur me këtë vrasje dhe vrasjet tjera”, tha Kastrati, duke i përmendur me emra protagonistët e asaj kohe, Daut Krasniqi, kryetar i Komunës, pastaj deputetët Xhemajli Bajra, Halit Kryeziu, Selim Krasniqi dhe të tjerët, që me forcë kundërshtuan dhe reaguan ndaj situatës.

“Ne që merremi me shtetndërtim, duhet ta kemi parasysh sakrificën dhe kontributin e dëshmorëve të kombit dhe të gjithë atyre që luftuan për lirinë që ne sot e gëzojmë”, tha në fund kryetari Kastrati.

Në 32-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, janë bërë nderime dhe homazhe në vendin e rënies, në “Sheshin e Dëshmorëve” në Malishevë dhe më pas në varrezat në Malishevë dhe Bubavec.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori