LAJMI I FUNDIT:

Malisheva triumfon në derbin e xhiros në udhëtim te Istogu, Dukagjini e A&N vazhdojnë me fitore

Malisheva triumfon në derbin e xhiros në udhëtim te Istogu, Dukagjini e A&N vazhdojnë me fitore

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së shtunë të cilat ishin në program në kuadër të xhiros së 14-të në Ligën e Parë.

Malisheva ka triumfuar në derbin e javës përballë Istogut në udhëtim, teksa fitore tejet të rëndësishme ka regjistruar edhe A&N në shtëpi ndaj Onix.


Dukagjini ka vazhduar me fitore teksa në shtëpi ka mposhtur Trepçën me rezultat të pastër 2-0.

Ndërkohë ndeshja e vetme që përfundoi pa fitues në Grupin A ishte ajo mes Vushtrrisë dhe Drenasit 1-1.

Në Grupin B fitore të rëndësishme realizoi KEK-u në udhëtim te 2 Korriku, ndërsa Ramiz Sadiku dhe Ferizaj ndanë pikët.

Rezultatet e ditës së sotme në Ligën e Parë:

Grupi A

A&N – Onix 3-1
Dukagjini – Trepça 2-0
Istogu – Malisheva 1-2
Vushtrria – Drenasi 1-1

Grupi B

2 Korriku – KEK-u 1-2
Ramiz Sadiku – Ferizaj 1-1

/Telegrafi/