LAJMI I FUNDIT:

Malisheva po shënon 20-vjetorin e çlirimit

Malisheva po shënon 20-vjetorin e çlirimit

Komuna e Malishevës, përmes aktiviteteve të ndryshme, por shënon 20-vjetorin e çlirimit të saj dhe ditën e dëshmorëve.

Gjatë aktiviteteve të sotme, është përuruar kompleksi memorial në Burim, në nderim të të vrarëve në masakrën e Burimit, ndërsa në manifestimin qendror, janë ndarë edhe çmimet tradicionale, që ndanë komuna për çdo vit me rastin e shënimit të 16 Qershorit.


Në tubimin qendror të mbajtur në shtëpinë e kulturës, krahas familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, ishin të pranishëm edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, zëvendësministrat, Afrim Bekteshi, Arbëresha Krasniqi, Rexhep Mazreku, Çerkin Dukolli dhe Vesel Krasniqi, ish kryetar të Komunës së Malishevës, përfaqësues të Ushtrisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës dhe qytetarë e personalitete të shumta.

Në fjalimin e tij, i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka vlerësuar lartë kontributin e Malishevës, në të gjitha periudhat të përpjekjeve kombëtare për liri dhe pavarësi. “Të gjitha këto përpjekje, janë kurorëzuar me daljen e UÇK-së dhe luftën e saj të lavdishme, e cila solli edhe fitoren dhe lirinë e vendit”, tha mes tjerash kryetari Ragip Begaj.

Ai më pas foli për dëshmorët e kombit, për sakrificën e popullit shqiptar, e në veçanti të trevës së Malishevës dhe kontributin e Malishevës, në luftë. Po ashtu foli edhe për zhvillimin  dhe përpjekjet për rritjen e mirëqenies që qytetarëve, gjatë këtyre 20 viteve në liri.

Edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, foli për rëndësinë e 16 Qershorit, dhe luftën e UÇK-së, rolin e Komunës së Malishevës dhe për përpjekjet e vazhdueshme, deri në çlirimin e vendit dhe të Malishevës. Në fjalimin e tij, kryesuesi Morina, kërkoi që të dënohen autorët e krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, e sidomos për masakrën e Burimit dhe asaj të Gollubovcit.

Ndërsa ministri i MPMS, Skënder Reçica, duke marrë fjalën në këtë tubim, tha se “sot jemi këtu për nderuar të gjithë dëshmorët e kombit që ranë në luftën për liri, për veprën e tyre, luftën e UÇK-së dhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare”.

Ai më pas foli edhe për përkrahjen që gëzon sot Malisheva nga niveli qendror, e në mesin e kësaj përkrahjeje ai përmendi edhe Qendrën e Banimit Social, që është duke u ndërtuar në bashkëfinancim me Komunën e Malishevës.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, foli Metush Kryeziu, i cili gjithashtu kujtoi sakrificën e dëshmorëve dhe luftën e UÇK-së. “Këto festime për ne veteranët janë të mangëta, pasi na mungojnë shumë bashkëluftëtar, të cilët ranë dëshmorë, e disa tjerë kanë vdekur gjatë këtyre 20 viteve”, ka thënë Kryeziu, i cili në fund, i uroi të gjithë me rastin e 16 Qershorit.

Pas këtyre fjalimeve, Kryetari i Komunës së Malishevës, i ka shpërnda edhe çmimet që Komuna e Malishevës, ndanë me rastin e 16 Qershorit.

Çmimi “Imer Krasniqi” për trimëri dhe heroizëm, ju nda veteranëve luftëtar të UÇK-së, Metush Kryeziu dhe Muhamet Begaj.

Çmimi “Hamdi Berisha”, për kontribut në shkollën shqipe, ju dha Hanife Gashit dhe Ismet Mazrekut.

Çmimi “Dr.Shpëtim Robaj”, për kontribut në shëndetësi, ju dha Naim Kryeziut dhe Ragip Morinës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka ndarë mirënjohje edhe për humanistin Halil Kastrati, për kontributin e dhënë për familjet në nevojë, në Komunën e Malishevës. Mirënjohje është ndarë edhe për:

Kompaninë “Hazrolli”-për ndërtimin e dy shtëpive

Halim Hoti- ndihma për familjet dhe personat ne nevoje

Rudolf Broer-Kombi për dializë dhe karroca për personat me nevoja të veçanta

Rahpl Broder-kryetar i Sundernit

Afrim Bytyçi- në sport

Njazi Bytyçi-donator i klubit të futbollit

Qazim Hoti-Autoambulancë

Agim Paçarizi-donacione nga Gjeneva në inventar shkollor dhe kompjuter

Muhamet Bytyçi- ndihma për rastet sociale

ADRA japoneze, për ndërtimin e shkollave

Qeverinë dhe Ambasadën e Norvegjisë, për ndërtimin e shkollës së mesme profesionale dhe investime në fushën e kulturës.

Më pas, janë bërë nderime para shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në shehsin e dëshmorëve në Malishevës, si janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në Kleçkë dhe në Prekaz.

Aktivitet për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, do të përmbyllen me koncertin tradicional dhe ndezjen e fishekzjarrëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori