Mali i Zi ka një normë prej 2.3 rastesh të regjistruara të coronavirusit për 100 mijë banorë, gjë që e vendos atë në vendin e parë në Evropë për sa i përket numrit të pacientëve në raport me popullsinë totale.

“Sipas të dhënave të qendrave statistikore evropiane, midis 10 vendeve të para nga 45 vendet evropiane me më të infektuarat, nuk ka asnjë vend tjetër nga rajoni”, njofton vijesti.me.

Duke iu referuar të dhënave të botuara në 16 tetorit, Mali i Zi ka një normë prej 2,3 rastesh të regjistruara të coronavirusit për 100 mijë banorë, gjersa ndiqet nga Armenia dhe Spanja, transmeton Telegrafi.

Sipas numrit të njerëzve të infektuar për 100 mijë banorë deri më tani, Maqedonia Veriore është në vendin e 11-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 14-të, Kosova në vendin e 17-të, Shqipëria në vendin e 27-të dhe Kroacia në vendin e 28-të. Ajo ndiqet nga Sllovenia në 29-tën dhe Serbia në pozicionin e 30-të.

Sipas shkallës së infeksionit në shtatë ditët e fundit, numri më i lartë i njerëzve të infektuar për 100 mijë banorë u regjistrua në Andorra, Republikën Çeke, Belgjikë dhe Holandë. /Telegrafi/