LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi i reagon ashpër Dodikut pasi tha se vendi duhet të bashkohet me Serbinë dhe Republikën Srpska

Mali i Zi i reagon ashpër Dodikut pasi tha se vendi duhet të bashkohet me Serbinë dhe Republikën Srpska

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik tha të shtunën se serbët në këtë shekull duhet “të formojnë një shtet të vetëm, të përbërë nga Serbia, Republika Sërpska dhe Mali i Zi, nëpërmjet mjeteve demokratike dhe masave politike, jo përmes luftës dhe t’ua lënë atë brezave të ardhshëm”.

“Ne po jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, serbët nuk duhet të kapen në befasi, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Serbia, Republika Srpska, nëse është vendim demokratik, dhe Mali i Zi”, deklaroi Dodik.


Pas këtyre deklaratave, Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka lëshuar një reagim ku thuhet se vendi është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, anëtar i NATO-s, i fokusuar në të ardhmen evropiane, dhe jo, siç thonë ata, në idetë retrograde, raporton Vijesti.me transmeton Telegrafi.

“Si shtet civil, laik dhe multietnik, ne jemi të përkushtuar ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që duhet të bazohen në respektin e ndërsjellë për sovranitetin dhe integritetin territorial, vlerat themelore dhe angazhimet e politikës së jashtme, sepse vetëm një fqinjësi e qëndrueshme mund t’i sjellë prosperitet shtetet tona dhe rajoni në tërësi”, thuhej në deklaratën e Ministrisë malaziase.

“Nuk është hera e parë që Mali i Zi bëhet objekt komentesh të papërshtatshme dhe të papranueshme për qëllime të situatave politike lokale në rajon dhe/ose me qëllim të cenimit të qëllimshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, perspektivën evropiane dhe sigurinë e rajonit, prandaj i bëjmë thirrje zotit Dodik që të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste dhe të sillet politikisht dhe me përgjegjësi shtetërore, në frymën e marrëdhënieve miqësore, siç ushqehen nga Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina”.

Tutje, ata shtuan se i vetmi bashkim në të cilin Dodik mund të gjejë me Malin e Zi në të ardhmen është ai evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori