LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi ia paguan bankës kineze këstin e parë të kredisë për autostradën

Mali i Zi ia paguan bankës kineze këstin e parë të kredisë për autostradën

Mali i Zi ka paguar këstin e parë të kredisë prej 1 miliard dollarësh nga Kina ku kritikët patën paralajmëruar se kjo huamarrje mund të shkatërrojë ekonominë e vendit.

Ky vend ballkanik në vitin 2015 kishte marr një kredi prej 944 milionë eurove, si pjesë e një plani për të ndërtuar një autostradë nga Porti i Barit në veri deri në kufirin me Serbinë.


Ndërtimi i kësaj rruge ishte një nga disa projekte kineze në Ballkan që kanë ngritur shqetësime rreth qeverive që varen shumë nga fondet nga Pekini.

Ministri malazez i Financave, Milojko Spajiq tha se kësti i parë prej gati 32 milionë dollarësh i është paguar bankës kineze Export-Import, përcjell Telegrafi.

Aktualisht kjo autostradë është më të shtrenjtat në botë, gjë që kredia mbulon vetëm 41 kilometrat e parë, duke lënë 130 kilometra të tjerë ende për t’u ndërtuar.

Pjesa e parë ishte planifikuar të përfundoj në vitin 2019, por tani pritet të përfundon në nëntor të 2020-së.

Borxhi publik i vendit arriti në 97 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shumë më lart se kufiri i deklaruar i Bashkimit Evropian prej 60 për qind.

Kredia kineze në vetvete përfaqëson pothuajse një të pestën e PBB-së së vendit, dhënë si 4.9 miliardë euro.

Evropa ndihmon Malin e Zi për shlyerjen e borxhit prej 1 miliard dollarësh ndaj Kinës
Lexo po ashtu Evropa ndihmon Malin e Zi për shlyerjen e borxhit prej 1 miliard dollarësh ndaj Kinës

Prania e Kinës në Ballkan duket e madhe dhe është rritur viteve të fundit. Kina ka investuar miliarda në rajon dhe ka rritur shqetësimet për varësi financiare nga Pekini – gjë që mund të komplikojë zgjerimin e BE-së drejt lindjes.

Mali i Zi, i cili është bërë shtet i pavarur kur është shkëputur nga Serbia në vitin 2006, është anëtarësuar në NATO në vitin 2017 dhe po punon për të marrë dritën jeshile për anëtarësim në BE.

Si shumë vende në rajon, Mali i Zi gjithashtu ka lidhje të forta me Rusinë dhe i është drejtuar Kinës gjithnjë e më shumë, për investime dhe ndërtim të infrastrukturës. /Telegrafi/