Nga: Armand Plaka
Në Arkivin Shtetëror Fotografik të Austrisë, në fondin që lidhet me Luftën e Parë Botërore, përkatësisht me frontin shqiptar, është një foto shumë interesante që hasa para shumë kohëve e që më bëri t’i rikthehem sërish me këmbëngulje.
Më konkretisht, fotoja na dëshmon prezencën dhe interesin e njërit prej skulptorëve, dizenjatorëve e heraldëve më të famshëm vjenezë të kohës, Carl Maria Schwerdtner (1874-1916), në muajt e fundit të jetës, ndërsa po përmbush misionin e tij duke marrë për model një malësor shqiptar.
Nga skeda origjinale nuk bëhet e ditur saktësisht se ku është duke pozuar subjekti, i ndjekur me interes nga Schwerdtner dhe dishepujt e tij, por na bëhet i ditur qyteti, d.m.th. Shkodra si dhe viti 1916.
Pas indicieve që më dhanë një grup i vogël artëdashësish austriakë, të cilët pata rastin t’i shoqëroj pak kohë më parë, më rezulton se Schwerdtner lindi në Vjenë më 27 maj 1874 (ku edhe ndërroi jetë në vitin 1916) dhe në vitet 1892–97 ndoqi studimet në Akademinë e Arteve në Vjenë, pas të cilave ndërmori një sërë udhëtimesh nëpër Evropë për të njohur më mirë traditat dhe zakonet e popujve e krahinave të ndryshme.
Pas kthimit në atdhe punoi në atelienë Benk, para se në vitin 1900 të shkonte sërish në Gjermani, Belgjikë Francë dhe Londër. Ndërsa, kthehet sërish në vendlindje, në Vjenë, ku hap atelienë e tij, ku spikatën skulpturat e tij të veçanta dhe arti heraldik në medalje e medaljone. Punoi shumë edhe në gips, bronz, hekur, gurë e mermer.
I përfshirë në atë që njihej tashmë si “Lufta Patriotike” (Lufta e Madhe d.m.th. Lufta e Parë Botërore), ishte autor i shumë veprave në vitet 1914-1916, si dizenjator i medaljeve të luftës, ndërsa u shfrytëzua edhe nga shtypi ditor për hartimin e stampimin e skicave, gravurave e imazheve që lidheshin me luftën.
Në këtë kuadër, u dërgua përkohësisht edhe në Shkodër, ku ishte qendra e Komandës së Trupave Austro-Hungareze në Shqipëri, ku ndër të tjera regjistroi edhe skulptura, portrete e figura malësorësh të cilët duhet të përbëjnë tashmë si një objekt kërkimor për të dokumentuar më mirë pjesën që lidhet më shqiptarët.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist