LAJMI I FUNDIT:

Maleski: Shovinizmi maqedonas është në pah

Maleski: Shovinizmi maqedonas është në pah

Profesori universitar dhe ish-diplomati Denko Maleski ka bërë një shkrim autorial ku konsideron se me vepra shprehet shovenizëm maqedonas, duke u nisur nga fakti se në një festival në Shën Nikollë, nuk ka patur të ftuar shqiptarë pasi që, thjeshtë janë shqiptarë.

Në këtë qytet, me rreth 13 mijë banor, u organizua festival ndërkombëtar folklorik, ku nuk janë ftuar të shfaqin programin e tyre, një shoqëri kulturore artistike nga Shkupi.


Sipas Maleskit, kur në një aktivitet kulturor ndërlidhet me situatën e sigurisë në një qytet ku thuajse të gjithë janë maqedonas, atëherë diçka nuk është në rregull me maqedonasit.

Maleski konsideron se me këtë rast, maqedonasit bëhen shofinistë, njerëz që udhëhiqen nga një patriotizëm qor dhe agresiv, i mbushur me paragjykime kur vjen në pyetje mbështetja e kauzës kombëtare.

Mirëpo, Maleski nuk e akuzon qytetin e Shën Nikollës për këtë gjë, por këtë shovinizëm e sheh se vjen nga politika qendrore në Shkup, tash e një dekadë, politikë që sipas Maleskit, krijon besimin e superioritetit të maqedonasve ndaj të tjerëve, e posaçërisht ndaj shqiptarëve./Telegrafi/