LAJMI I FUNDIT:

Maleski: Heqja e vetos bullgare është interes strategjik për Maqedoninë, diplomacia le të mbaj përgjegjësi ose le të japin dorëheqje

Maleski: Heqja e vetos bullgare është interes strategjik për Maqedoninë, diplomacia le të mbaj përgjegjësi ose le të japin dorëheqje

Profesori Denko Maleski ka komentuar ngjarjet e fundit aktuale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Sipas tij duhet respektuar kombi dhe identiteti pa hapësirë negociatash.


“Kryeministri Petkov ka dashur të shqyrtojë qëndrimin kombëtar për Maqedoninë në Kuvendin e Bullgarisë, akuzon ministrja aktuale e Punëve të Jashtme Gençovska. Drafti i qëndrimit të ri të kornizës, nuk përfshin qëndrimin bullgar për të ashtuquajturat gjuha maqedonase. Por ne e dimë se pa një rishikim të këtyre qëndrimeve nga pala bullgare nuk ka zgjidhje. Përkatësisht, rruga e pajtimit dhe miqësisë nuk shpie vetëm përmes njohjes, por edhe përmes respektit për kombin tonë maqedonas dhe gjuhën tonë maqedonase. Përpjekja e kryeministrit Petkov është pikërisht në atë drejtim. Por, a mendon dikush për rishikimin e rezolutës së Kuvendit të Maqedonisë të formuluar nga akademikët Koçarev dhe Kulavkova?”, thotë profesori Denko Maleski.

“Ne kemi pushuar së menduari në formë kritike për këtë shumë kohë më parë, nën ndikimin e lidershipit politik maqedonas, i cili me këmbëngulje përsërit se Maqedonia ka bërë gjithçka për zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe se i mbetet vetëm palës tjetër që të heqë veton. Politikanët janë aq të vendosur në pretendimin se ata kanë kërcënuar se nuk do ta trajtojnë më çështjen bullgare nëse nuk marrim një datë për fillimin e negociatave në qershor. Sikur bëhet fjalë për zgjedhjen e lidershipit politik të një vendi me cilat tema do të merret në marrëdhëniet ndërkombëtare, e me cilat jo. Gjegjësisht, temat me të cilat merret politika e lartë e çdo vendi në botë janë temat e vështira”, tha Maleski.

Maleski tha se secili politikan që për synim ka dërgimin e vendit drejt BE-së duhet të mbaj përgjegjësi, ose në të kundërtën të japin dorëheqje.

“Një president, kryeministër apo ministër nuk mund të thotë se një çështje që është me interes strategjik për vendin, si p.sh. anëtarësimi në BE, është e pazgjidhshme për ta dhe se do ta vendosin në sirtar. Ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Demokracitë njohin vetëm lidershipin politik për zgjidhjen e çështjeve të vështira dhe në rast të dështimit edhe dorëheqjen”, përfundoi Maleski.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori