LAJMI I FUNDIT:

Malda Susuri sjell magjinë e këngëve të çmuara të muzikës moderne shqiptare përmes koncertit “Saudade” në Prishtinë

Malda Susuri sjell magjinë e këngëve të çmuara të muzikës moderne shqiptare përmes koncertit “Saudade” në Prishtinë
Malda Susuri (Foto: Telegrafi)

Këngëtarja Malda Susuri ka mbajtur një koncert recital të paharrueshëm pas një pauze të gjatë.

Titulluar “Saudade”, ky koncert solli një atmosferë të veçantë dhe të ngrohtë për të pranishmi, të ftuar të veçantë, dhe dashamirësit e muzikës kualitative.

Artistja me origjinë nga Prizreni, e njohur për talentin e saj në muzikë, ka sjellë një përformance të jashtëzakonshme, duke rrëmbyer zemrat e të pranishmëve me interpretimin e këngëve të çmuara të muzikës shqiptare.


Ambientet e “Kreativ Qeramika” u shndërruan në një arenë intime dhe të veçantë, duke krijuar një lidhje të ngushtë midis artistes dhe audiencës së kufizuar që ajo kishte ftuar në këtë recital të saj.

Qytetarë të ndryshëm, përfshirë dashamirësit e pasionuar të kulturës dhe muzikës, patën rastin të shijonin një përformance të rrallë, ku muzika dhe tingujt mahnitën zemrat dhe shpirtin e të pranishmëve.

Pjesa kryesore e koncertit u përqendrua te projekti i quajtur “Saudade”, një term portugez që përshkruan një ndjenjë të thellë të melankolisë dhe nostalgjisë për ato që kanë kaluar.

Me këtë temë, Malda Susuri ka shpalosur aftësitë e saj të jashtëzakonshme interpretuese dhe ka sjellë në skenë një rrëfim të ndjenjave dhe emocioneve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja - historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja - historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

Magazina
Në mbështetje të Arsenalit, Dua Lipa shihet në mesin e tifozëve në

Në mbështetje të Arsenalit, Dua Lipa shihet në mesin e tifozëve në "Emirates Stadium"

Magazina
Laerti tha se është grek, reagon ashpër Stresi: Që je shenja B e LGBT-së këtë e dimë, por faj kanë ata që të votojnë

Laerti tha se është grek, reagon ashpër Stresi: Që je shenja B e LGBT-së këtë e dimë, por faj kanë ata që të votojnë

Magazina
Pasi paralajmëroi rikthimin në muzikë, Fero fshin të gjitha postimet lidhur me fenë në rrjetet sociale

Pasi paralajmëroi rikthimin në muzikë, Fero fshin të gjitha postimet lidhur me fenë në rrjetet sociale

Magazina
Egli dhe Gjesti hedhin dyshime, thonë se historia e përdhunimit të Laertit si fëmijë është gënjeshtër

Egli dhe Gjesti hedhin dyshime, thonë se historia e përdhunimit të Laertit si fëmijë është gënjeshtër

Magazina
Dalin në shitje biletat për Sunny Hill Festival 2025

Dalin në shitje biletat për Sunny Hill Festival 2025

Magazina
Kalo në kategori