LAJMI I FUNDIT:

Makraduli-Thimonier: Bashkëpunimi i mirë në mes Francës dhe Maqedonisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Makraduli-Thimonier: Bashkëpunimi i mirë në mes Francës dhe Maqedonisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, realizoi takim pune me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi Ministria, Makraduli dhe Thimonier, kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe drejtimet e mundshme të thellimit për këtë, njofton AIM.


Makraduli shprehu shpresën se mbështetja dhe bashkëëpunimi i mirë që Maqedonia e ka krijuar me Francën në arritjen e standardeve evropiane në mjedisin jetësor, do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. /Telegrafi/