LAJMI I FUNDIT:

Makraduli: Të gjitha institucionet veprojnë në mënyrë të koordinuar në përballjen me ndotje e ajrit

Makraduli: Të gjitha institucionet veprojnë në mënyrë të koordinuar në përballjen me ndotje e ajrit

Çdo ministri në mënyrë të koordinuar paraqitet në aktivitetet e tyre rreth ndotjes së ajrit, me urdhër dhe detyrë nga
kryeministri Zoran Zaev, u përgjigj zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli në pyetjen e gazetarëve lidhur me konkluzionin e seancës së mbrëmshme të Këshillit të sigurisë se institucionet kompetente veprojnë në mënyrë të pakoordinuar lidhur me ndotjen e ajrit.

“Nuk kam marrë përshtypje të këtillë në takimin e mbrëmshëm. Mendoj se të gjitha ministritë me aktivitetet e tyre kontribuojnë për uljen e ndotjes së ajrit. Me nismë të kryeministrit Zaev janë ndarë edhe programet në kuadër të çdo
ministrie që i bën dhe jemi dëshmitarë se çdo ministri ka pjesën e saj të aktiviteteve. Ministria e Mbrojtjes vitin e ardhshëm do ta ndryshojë ngrohjen në një kazermë, Ministria e Ekonomisë subvencionon efikasitet energjetik
dhe furnizim të paneleve solare. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve investon rreth 30 milionë në gazifikim, Ministria e Ekonomisë na ndihmon njëjtë kështu rreth efikasitetit energjetik”, tha Makraduli në vizitën e sotme në SHF “Zhviko Brajkovski” në Komunën e Butelit.


Në pyetjen e gazetarëve, zëvendësministri Makraduli u përgjigj se Plani për ajër më të pastër i jep rezultatet dhe se për këtë bashkëpunon me fellën shkencore.

Ai potencoi se me zëvendësim të burimeve joefikase ekologjike të ngrohjes në disa vende evropiane është kontribuar për uljen e ndotjes së ajrit, duke theksuar se në këtë moment paralelisht rrjedhin projekte të njëjta në Poloni,
Çeki, Sllovaki dhe Bullgari.

Makraduli dërgoi apel deri te komunat që të ndërmarrin pjesë nga përgjegjësia, sepse siç tha, ata janë në hap me mjete personale të marrin pjesë në zëvendësimin e burimeve joekologjike të ngrohjes.

Ai shtoi se ndotja e ajrit mbetet luftë e përbashkët në të cilën gjithkush kontribuon edhe me shembuj personal.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori