Ka mundësi edhe të tërheqë rimorkio, apo diçka të ngjashme

Pas spekulimeve se makinën e parë SUV, Aston Martin e ka quajtur Varekai, ka ardhur konfirmimi se është quajtur DBX, ndërsa nuk munguan as shfaqjet në ambiente të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Modeli që e ka motorin 4.0 litra nga Mercedes-AMG me 504 kuaj fuqi, ka huazuar nga kompania gjermane edhe sistemin e teknologjisë.

Derisa makinat nga AMG kanë teknologji të avancuar, duket se njëjtë nuk ndodhë edhe në DBX që ka brendi më të thjeshtë.

Reporterët që merren me makinat e reja, kanë arritur ta fotografojnë edhe në brendi, ku shihet një ekran i madh, ndërsa pjesët tjera janë tërësisht të mbuluara.

Kamuflazhi ia ka mbuluar edhe pjesën e jashtme kësaj makine, që u pa duke u testuar nëpër rrugë, ndërsa shihen linjat që i ka të ngjashme me makinat e vjetra.

Tërheqja e rimorkios nga Aston Martin SUV, tregon se është e aftë të bëjë tërheqje nëpër të gjitha terrenet. /Telegrafi/