LAJMI I FUNDIT:

Makina të shkatërruara në çdo cep të rrugës, Çairi paralajmëron zgjidhje

Makina të shkatërruara në çdo cep të rrugës, Çairi paralajmëron zgjidhje

“Pothuajse në çdo parking apo cep rruge, jo vetëm në kryeqytet, por në të gjitha komunat nëpër të gjithë territorin e vendit ka vetura që me vite janë lënë pas dore nga pronarët e tyre. Janë amortizuar dhe nuk janë funksionale, por thjesht zënë vend parkimi në një periudhë kur qytetarët përpiqen maksimalisht të gjejnë një vend ku të lënë veturën e tyre. Çdo komunë është vet kompetente për të zgjidhur këtë problem.”
Komuna e Çairit paralajmëron se së shpejti do ta zgjidh këtë problem. Se fundmi kjo komunë ka miratuar një Rregullore ku parashihet se si do të realizohet i gjithë procesi për largimin e veturave të amortizuara. Me realizimin e procesit do të merret ndërmarrja “ Shkupi i Vjetër”.

Është përcaktuar edhe një çmimore pasi që në bazë të ligjit duhet të ekzistojë edhe një çmimore për realizimin operativ të këtij procesi. Do të duhet që pronari të paguajë vlerën e caktuar në atë çmimore, që të marrë veturën nga hekurishtja ku do të jetë lënë, ose nëse vendos të shkrijë të njëjtën parashihen modalitete të tjera në Rregulloren në fjalë – tha Kushtrim Alla, Komuna e Çairit.


Sipas Rregullores pronari i automjetit, fillimisht do të informohet përmes një flete të ngjitur në veturën e vjetërsuar, se brenda afatit ligjor 8 ditorë, duhet ta largojë makinën. Nëse pronari i automjetit është i identifikuar, i njëjti njoftim do t’i dërgohet edhe në adresën e shtëpisë. Nëse afati nuk respektohet, atëherë automjeti do të largohet përmes shërbimit të merimangës dhe do të dërgohet në lokacionin që javën e ardhshme do të përzgjidhet nga komuna. Në një afat prej 30 ditësh pronari duhet të vendosë nëse do të marrë veturën, apo e njëjta do të shkrihet. Nëse pronari i automjetit nuk merr një vendim brenda afatit 30 ditorë, parashihet shkrirja e veturës. Nga inspektimet e bëra në territorit e Komunës së Çairit nga inspektorët komunal, është konstatuar se ekzistojnë 39 vetura të tilla, por nga kjo Komunë informojnë se do të bëhet edhe një inspektim i dytë./ALSAT/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori