LAJMI I FUNDIT:

Makina fluturuese nga Toyota, nuk ia doli të niset (Video)

Makina fluturuese nga Toyota, nuk ia doli të niset (Video)

Prodhuesi japonez Toyota është duke punuar për një kohë të gjatë në një makinë fluturuese, që në të ardhmen e afërt do t’i transportojë udhëtarët nëpër ajër. Madje, është besuar se kjo mund të ketë sukses, për çka janë ftuar gazetarët që të shohin nisjen e saj të parë, transmeton Telegrafi.

Por, duket se diçka nuk ka shkuar si duhet dhe fluturakja ka dështuar që në fillim.

Nuk bëhen të ditura detajet se çfarë e ndaloi nisjen, por pritet që së shpejti të ketë një prove të re.

Me këtë makinë Toyota ka deklaruar se do ta ndezë flakadanin e Lojërave Olimpike 2020 që do të zhvillohen në Tokio të Japonisë. /Telegrafi/