Makina elektrike me hapësirën për bartjen e mallrave, që do të jetë më e shpejtë se Ferrari (Foto)
Rivian Automotive do të lansojë një makinë elektrike, bashkë me pjesën për bartjen e mallrave dhe një SUV, në fund të vitit në LA Auto Show
Gjatë vitit të kaluar, Rivian Automobile u bë lajm për faktin se bleu fabrikën në Illinois të Shteteve të Bashkuara, që dikur ishte shfrytëzuar nga Mitsubishi, transmeton Telegrafi. Kësaj radhe, kjo kompani është në qendër të vëmendjes, pasi deklaroi se do ta lansojë një makinë elektrike me hapësirën për bartjen e mallrave, që do të jetë më e shpejtë se Ferrari dhe më e kompletuar se Tesla Model X. E përshkruar si “makinë elektrike aventuriere”, do të vijë në dy forma, si ‘pickup’ me pesë ulëse dhe SUV me shtatë ulëse.
Që të dyja do t’i shohim gjatë nëntorit në LA Auto Show, para se të hynë në prodhim në fillim të vitit që vjen. Makina që ka edhe pjesën për mallra do të emërohet A1T, teksa SUV mbanë emrin A1C. Riviani planifikon që A1T të lansohet më 2020, teksa A1C një vit më vonë. Derisa asnjë prej modeleve nuk është shfaqur, zyrtarët kanë thënë se do të jenë të shpejtë. Modeli A1T, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, do ta arrijë për 2.8-sekonda, ndërsa mund të lëvizë pa problem nëpër zona ku ka deri një metër ujë.
Detajet tjera janë ende në fazën finale, teksa thuhet se do të kushtojë rreth 50 mijë dollarë. Ka kapacitet prej 80 kWh, duke ia mundësuar të udhëtojë për 321 kilometra me vetëm një mbushje. Pos që do të jenë më të shpejta se super-makinat dhe disa imazheve gjatë fazës së punimeve, nuk janë bërë të ditura detajet shtesë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Mercedes prezanton modelin më të shpejtë AMG
Jugkoreanët pretendojnë se kanë bateri që mund të karikohet në pak sekonda
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të
Mansory modifikon McLaren 720, që kap shpejtësinë maksimale prej 341 kilometra në orë dhe prodhon 755 kuaj-fuqi
Fillojnë dërgesat për modelin AITO M7
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre