LAJMI I FUNDIT:

Makarona me peshk ton

Makarona me peshk ton

Përbërësit për 2 persona:

* 250 gr makarona flutur
* 60 gr ose një kuti konserve peshku ton
* 2 speca jeshil apo të kuq
* një grusht majdanoz
* 2 luge vaj ulliri
* lëngu i një limoni
* 2-3 thelpinj hudhre
* kripë, piper i zi


Udhëzime për përgatitje

Në një tenxhere zieni makaronat. Në anën tjetër pritini hollë specat, shtojini sipër thelpinjtë e grirë hollë të hudhrave, vajin, lëngun e limonit, kripën, piperin, majdanozin dhe peshkun ton të cilit ia keni hequr vajin më përpara. Së fundmi përziejini këto me makaronat e sapoziera (të cilave nuk do t’i keni hedhur yndyrë tjetër!)./Telegrafi/