Majk po tërhiqet nga repi (Video)

Reperi Majk ka pranuar se ka filluar të tërhiqet paksa nga repi dhe të kultivojë një zhanër pakëz më ndryshe.
Kastriot Rexha sapo ka sjellë këngën më të re, “Dashni”, e cila për pak ditë është shndërruar në hitin e radhës.
Së bashku me bashkëpunimin me Getin, “Sjena mo”, këto dy projekte e sjellin më ndryshe këngëtarin.
“Prej ‘Sjena mo’ kam nisur të bëj rep më pak dhe të këndoj më shumë, se thjesht më pëlqen më shumë që ta bëj këtë. Qe sa vite duke bërë rep, edhe janë bërë shumë tash…”, ka thënë Majk për Prive.
Vlen të përmendet se katër ditë pas publikimit, “Dashni” është shikuar 1.5 milionë herë, kurse superhiti “Sjena mo” që u publikua në gusht, numëron 21 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/12/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































