LAJMI I FUNDIT:

Mahitë e tepruara të bashkë banuesve do t’ju bëjnë të mendoni dy herë, para se të ndani banesën me dikë (Foto)

Mahitë e tepruara të bashkë banuesve do t’ju bëjnë të mendoni dy herë, para se të ndani banesën me dikë (Foto)

Bashkë banuesit kanë probleme të vazhdueshme, zakonisht rreth radhëve të pastrimit, por disa të tjerë e kanë tepruar aq shumë me sjelljet e tyre duke u bërë më se të bezdisshëm.

Në internet janë shpërndarë disa prej mahive më të tepruara, që janë sa nervozuese aq dhe tmerruese, transmeton Telegrafi.


Shfaqja e klounit nën kapakun e guaskës së tualetit, apo merimanga plastike në mesin e ushqimeve të frigoriferit, nuk janë aspak të këndshme nëse shihen papritmas.

Derisa njërit ia kanë mbushur dyshemenë e dhomës me gota plastike, një tjetër është dashur t’i heqë tufat me gazeta që arrinin deri në tavan.

Të gjitha këto raste, do t’ju bëjnë të mendoni dy herë para se të vendosni të ndani banesën me dikë, që ka ide të ngjashme. /Telegrafi/