Lionel Messi dëshmoi se është ende një nga dribluesit më elegantë të futbollit botëror, pasi kaloi me stil Giovanni Di Lorenzo gjatë ndeshjes së Argjentinë kundër Italisë.

Skuadra e Lionel Scalonit ngriti trofeun e Finalissima të mërkurën në mbrëmje pas një fitoreje dominuese me rezultat 3-0 në stadiumin Ëembley.

Ndeshja mes fituesve të Copa America dhe Euro 2020 u ndez në minutën e 27-të dhe atë falë superyllit të Paris Saint-Germain, Leo Messit.

Messi mori topin jashtë zonës dhe Di Lorenzo vendosi ta sulmonte fort, por mbrojtësi i Napolit u pendua shpejt.

Në vend që ta lëshonte topin, Messi iu kthye Di Lorenzos bukur dhe u fut në zonë. Më pas ai pasoi te Lautaro Martinez i cili ishte i vetëm përballë portës.

Reklama
Reklama

Aksioni i Messit u cilësua si aksion me balancë, shpejtësi dhe më e rëndësishmja, saktësi. Gjëra sensacionale që di t’i krijojë argjentinasi.

Shumë tifozët në internet kanë reaguar ndaj magjisë së Messit, duke e shijuar momentin dhe duke i dhënë lëvdatat shtatë herë fituesit të ‘Topit të Artë”. /Telegrafi/