Melinda Ademi dhe Skerdi Ago janë në realizim e sipër të projektit të ri muzikor, të cilin do ta lansojnë në një të ardhme të afërt.

Dy këngëtarët përmes profileve respektive në rrjetet sociale i kanë njoftuar fansat për këngën e re.


Duke publikuar pamje nga xhirimet e videoklipit, ata kanë paralajmëruar se do të sjellin një nga hitet e kësaj vere.

Snapinsta.app 354526850 201743949501520 7908656324223241478 n 1080 (Foto: Instagram/melindaademi)

Realizimi i ri muzikor mban titullin “Mafioza” dhe pritet të pëlqehet nga fansat e dy këngëtarëve.

Bashkëpunimi me Bardhin, “Ferrari”, është ndër realizimet më të fundit muzikore të Melindës i publikuar para dy javësh dhe që numëron shtatë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/

melinda 13 (Foto: Instagram/melindaademi)

melinda 12 (Foto: Instagram/melindaademi)