Mbretëresha e muzikës pop, e cila ka vajzën Lourdes dhe djalin Rocco, si edhe dy fëmijët e adoptuar, David dhe Mercy, ka shumë pak kohë për t’ia kushtuar familjes së saj, mirëpo nuk e mohon mundësinë që të ketë edhe ndonjë fëmijë.

E pyetur nëse dëshiron tjetër fëmijë, Madonna është përgjigjur: “Kush e di? Tash për tash jam shumë e zënë! Nuk e kam idenë! Këtë do ta them tash për tash. Por kurrë mos thuaj kurrë”.