LAJMI I FUNDIT:

Madagaskari e njeh shtetin e Kosovës

Madagaskari e njeh shtetin e Kosovës

Madagaskari është shteti më i ri që e ka njohur Republikën e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare që është duke u mbajtur në Prishtinë.

Po ashtu, këtë lajm e ka bërë të ditur edhe shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli.


“Urime Kosovë!, faleminderit Madagaskar. Nga sot Kosova dhe Madagaskar kanë nga një mik më shumë. Falënderimet e mia më të sinqerta për popullin, Presidentin dhe Qeverinë e Madagaskar”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/