LAJMI I FUNDIT:

Macron do ta takojë Vuçiqin në Paris, presidenca franceze: Pa normalizim me Kosovën, s’ka BE

Macron do ta takojë Vuçiqin në Paris, presidenca franceze: Pa normalizim me Kosovën, s’ka BE

Emmanuel Macron do ta presë në takim homologun serb Aleksandar Vuçiq, të hënën në mbrëmje në pallatin Elysee.

Presidenti i Francës dhe ai serb do të diskutojnë për integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Kosovës, njoftoi Presidenca e Republikës Franceze.


Udhëheqësi francez “do të riafirmojë, me këtë rast, lidhjen dhe mbështetjen e tij të plotë për integrimin evropian të Serbisë” dhe “se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit” në Bashkimin Evropian.

Mediat franceze raportojnë edhe për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat kanë të bëjnë me monedhën serbe, dinarin.

Euro zëvendësoi dinarin, përdorimi i të cilit tani është i paligjshëm, duke shkaktuar zhgënjim në Beograd, shkruan lefigaro.

“Të dy presidentët do të diskutojnë gjithashtu forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e mbrojtjes, energjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale”, njoftoi gjithashtu të premten Elysee gjersa Macron dhe Vuçiq do t’iu adresohen mediave pas takimit rreth orës 20:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori