LAJMI I FUNDIT:

Macron shokon me komentin për Erdoganin

Macron shokon me komentin për Erdoganin
French President Emmanuel Macron (L) and Turkish President Recep Tayyip Erdogan (R) shake hands ahead of a meeting on the sidelines of the NATO (North Atlantic Treaty Organization) summit, in Brussels, on May 25, 2017. / AFP PHOTO / POOL / Eric FEFERBERG (Photo credit should read ERIC FEFERBERG/AFP/Getty Images)

Presidenti i ri i Francës, Emmanuel Macron, ka habitur me një deklaratë të fundit, ku thotë se jeta e tij si lider botëror është më pak “tërheqëse” nga sa mund të mendohej dhe si argument për këtë dha faktin se është i detyruar të flasë shpesh me një lider si Erdogan.

I pyetur nga revista “Le Point” në një intervistë nëse ai po përpiqej të bëhej “fëmija tërheqës” në skenën globale, Macron iu përgjigj: “Skena globale nuk është një skenë edhe aq tërheqëse, ju e dini”.


Ndërsa kur iu kërkua të jepte një shembull, ai tha: “Unë jam ai që duhet të flasë me Erdoganin çdo 10 ditë”.

Erdogani është kritikuar shpesh nga liderët në Europën Perëndimore dhe ka përplasje me BE-në për çështje si të drejtat e njeriut, etj.

Biseda e fundit që është bërë publike mes Macronit dhe Erdoganit u zhvillua me 27 Gusht, kur ata diskutuan fatin e një gazetari francez të arrestuar dhe burgosur në Turqi.

Macron, po ashtu ka qenë i detyruar të diskutojë shpesh me Erdoganin çështje të Lindjes së Mesme dhe luftës në Siri, përcjell tvklan.al.

Deklarata është cilësuar si shokuese nga mediat turke, të cilat raportojnë se pas publikimit të intervistës, pjesëtarë të ekipit të Macron kanë sqaruar se deklarata nuk ka pasur synim talljeje me Erdoganin, por është bërë në kontekstin e faktit se bisedat me të janë shumë serioze gjithmonë.

Në një reagim pas raporteve mediatike, Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi tha se Macron “nuk duhet ta harrojë se të flasë me Erdoganin është bekim për të”.

Ai shkoi më tej duke thënë se Macroni, kur të shkruajë kujtimet “do të mburret duke thënë se kam folur me Erdoganin”.

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Evropa
SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

Azia
Kalo në kategori