LAJMI I FUNDIT:

Macron: Shkatërrimi i Hamasit do të merrte kohë 10 vjet

Macron: Shkatërrimi i Hamasit do të merrte kohë 10 vjet

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkatërrimi total i Hamasit do të merrte kohë për 10 vjet luftime, duke shtuar se Izraeli duhet të përcaktojë më tej qëllimin e tij përfundimtar me luftën.

Duke folur në një konferencë për shtyp gjatë samitit për ndryshimet klimatike COP28 në Dubai, Macron tha se do të udhëtonte në Katar për të “punuar për një armëpushim të ri sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Hamasi: Asnjë shkëmbim i të burgosurve nuk do të bëhet derisa të ketë armëpushim në Gaza
Lexo po ashtu Hamasi: Asnjë shkëmbim i të burgosurve nuk do të bëhet derisa të ketë armëpushim në Gaza

Izraeli të shtunën tërhoqi ekipin e tij të negociatorëve nga Katari bisedimet kishin arritur në një “rrugë pa krye”, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.


Macron tha se duhet të bëhet një armëpushim i përhershëm.

Harris: SHBA-ja nuk do të lejojë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve
Lexo po ashtu Harris: SHBA-ja nuk do të lejojë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve

“Mendoj se jemi në një moment kur autoritetet izraelite do të duhet të përcaktojnë më saktë qëllimin e tyre dhe rezultatin përfundimtar që po përpiqen të arrijnë. Çfarë do të thotë shkatërrimi total i Hamasit? A mendon dikush se është e mundur?”, tha Macron.

“Nëse është kështu, lufta do të zgjasë 10 vjet dhe nuk mendoj se dikush mund ta përcaktojë këtë qëllim. Kështu që do të duhet të përcaktohet më mirë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori