Trupat franceze janë gati për “angazhime më të vështira”, tha komandanti i forcave tokësore të vendit, ndërsa presidenti, Emmanuel Macron ka paralajmëruar mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme për hakmarrje nga Rusia.
Në një artikull të botuar nga e përditshmja franceze Le Monde, gjenerali Pierre Schill, kreu i forcave tokësore të Francës, tha se forcat e tij ishin “gati” nëse thirreshin dhe se një shfaqje e fuqisë ushtarake franceze do të “frenonte çdo sulm ndaj Francës”.
Macron po drejton një propozim të ri nga disa vende të NATO-s për të diskutuar dërgimin e forcave aleate në Ukrainë në role trajnimi dhe këshillimi, megjithëse jo si trupa luftarake. Shtetet baltike, Estonia, Lituania dhe Letonia, si dhe Polonia, kanë shprehur mbështetjen e tyre për qëndrimin e Parisit, megjithëse janë kundër vendet kryesore të NATO-s si SHBA dhe Gjermania.
Schill tha se Franca mund të vendosë një divizion prej 20 mijë trupash brenda 30 ditëve për të vepruar si pjesë e një koalicioni të aleatëve. Parisi, shtoi ai, do të jetë në gjendje të komandojë një forcë prej rreth 60 mijë ushtarësh të përbërë nga trupa franceze dhe trupa të tjera aleate. Ushtria franceze numëron rreth 121 mijë ushtarë aktiv dhe 24 mijë rezervistë.
“Nëse doni paqen, përgatituni për luftë. Burimet e krizës po shumohen dhe mbartin me vete rreziqet e zgjerimit spirale”, tha komandanti, megjithëse ai nuk përmendi në mënyrë specifike pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës.
Ndërkohë, një ushtarak gjerman ka zbuluar se një numër i vogël i personelit francez dhe britanik po ndihmojnë trupat ukrainase të shënjestrojnë rusët me raketa Storm Shadow/SCALP të furnizuara nga dy vendet e NATO-s.
Macron fillimisht sugjeroi se trupat e NATO-s mund të vendosen në Ukrainë gjatë një takimi të liderëve evropianë në Paris. Presidenti tha se “nuk ka konsensus” për propozimin, por shtoi se “asgjë nuk është përjashtuar”.
SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe dhe NATO kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë gjersa Macron ka marrë mbështetjen e Polonisë dhe vendeve baltike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet ‘armiqësore’ ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Shoferi ‘harroi frenin e dorës’, rreth 30 të lënduar pasi një furgon akulloresh ‘fshiu përpara’ një turmë fëmijësh në një festival në Kirgistan
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit