Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky më herët pohoi se ka diskutuar me homologun e Francës, Emmanuel Macron rreth "terrorizmit bërthamor" të Rusisë.

Tani i pari i shtetit francez është shqetësuar me gjendjen rreth objekteve bërthamore të Ukrainës.


Ai shton se mbështeti një propozim të mbikëqyrësit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që hetuesit të dërgohen për të shqyrtuar situatën rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

lcimg 1a3d1711 5cac 44f2 9bcb db2820fa38e1

Ditët e fundit ka pasur shqetësime për granatimet pranë centralit bërthamor, i cili është më i madhi në Evropë, raporton bbc.

Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për rreziqet ndaj objektit bërthamor.

Edhe pse kontrollohet nga forcat ushtarake të Rusisë, ai ende operohet nga teknikë ukrainas. /Telegrafi/