LAJMI I FUNDIT:

Macron dhe Trump: Në Siri janë përdorur armë kimike

Macron dhe Trump: Në Siri janë përdorur armë kimike
French President Emmanuel Macron, left, shakes hands with U.S President Donald Trump after the Bastille Day military parade on the Champs Elysees avenue in Paris Friday, July 14, 2017. France's annual Bastille Day parade turned into an event high on American patriotism this year, marked by a warm embrace between President Donald Trump and his French counterpart. (Christophe Archambault, Pool via AP)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Emanuel Macron, President i Francës janë pajtuar nëpërmjet një bisede telefonike se në sulmin në qytetin sirian Duma janë përdorur armë kimike.

Ata ranë dakord të bashkëpunojnë për të krijuar një përgjegjësi të qartë për përdorimin e armëve të tilla.


Të dy presidentët shkëmbyen informacione dhe analiza që konfirmuan se ishte një sulm ndaj armëve kimike, njofton presidenca franceze.

“Të gjitha përgjegjësitë duhet të përcaktohen qartë”, thuhet në deklaratë, shkruan Reuters.

Në një sulm të armëve kimike në Duma, në Guta Lindore në Siri janë vrarë të paktën 40 civilë. /KP /Telegrafi/