LAJMI I FUNDIT:

Macja shikoi macet vizatimore që hidheshin nga shkëmbi dhe vendosi t’i imitonte ato

Macja shikoi macet vizatimore që hidheshin nga shkëmbi dhe vendosi t’i imitonte ato

Në proverbat angleze thuhet “monkey see, monkey do”…një majmun kopjon atë që sheh.

Por në videon e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, rolin e majmunit e ka marrë një mace, e cila ka kopjuar atë që po bënin macet e animuara në ekranin televiziv.


Macja po shikonte një karikaturë në të cilën tre mace vijnë në buzë të një shkëmbi dhe kërcejnë.

Pasi macja e fundit e animuar kërceu, macja u hodh nga tavolina e kafesë në të cilën qëndronte.

Videoja ishte postuar në mënyrë shumë të përshtatshme me mbishkrimin “Nëse të gjithë miqtë tuaj hidhen nga një shkëmb, a do të hidheni edhe ju?”

Sjellja e kësaj mace nuk lë asnjë dyshim për përgjigjen e saj! /Telegrafi/