LAJMI I FUNDIT:

Macja gërhet me një frekuencë nga 20 deri në 140 Hz: Ky tingull shërues ka një fuqi të veçantë!

Macja gërhet me një frekuencë nga 20 deri në 140 Hz: Ky tingull shërues ka një fuqi të veçantë!

Macet janë krijesa të jashtëzakonshme, ato na frymëzojnë me fleksibilitetin, pavarësinë, qetësinë dhe bukurinë e tyre

Ato janë shumë instinktive, dëgjojnë gjithmonë intuitën e tyre dhe leksioni më i rëndësishëm që mund ta marrim prej tyre është të duam veten, transmeton Telegrafi.


Një nga gjërat më të pazakonta dhe më të buta për macet është gërhitja. Kur përkëdhelim një mace, ne mund të ndiejmë menjëherë stresin duke na ikur.

Përqafimi i një maceje është gjëja më e butë dhe zgjon menjëherë një ndjenjë paqeje të brendshme, lumturie dhe dashurie.

Macet gërhasin me një frekuencë prej 20 deri në 140 Hz, gjë që mund të ketë një efekt shërues në trupin dhe emocionet e njeriut.

Vibracionet gjatë gërhitjes ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe nervozizmit, dhe ka pretendime se ato mund të ndihmojnë në dispne, ose vështirësi në frymëmarrje.

Hulumtimet tregojnë se pronarët e maceve kanë një rrezik 40% më të ulët të sulmeve në zemër, dhe gërhitja ka një efekt pozitiv në presionin e gjakut, shëndetin e kockave dhe është i dobishëm për muskujt. Ndihmon për të hequr qafe mendimet obsesive dhe negative.

Gërhitja e një mace shpesh quhet meditimi më i butë, kështu që mund t’ju relaksojë plotësisht dhe të rivendosë energjinë e mirë.

Kur një mace fillon të gërhasë duke e përkëdhelur, do të thotë se ajo reagon pozitivisht ndaj energjisë suaj.

Mbyllni sytë dhe dëgjoni frekuencën që prodhon imagjinata teksa gërhet, në pak minuta duhet të ndiheni më të qetë.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Bëje vet
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori