LAJMI I FUNDIT:

Lyrical Son flet për projektet e reja gjatë fundvitit (Foto)

Lyrical Son flet për projektet e reja gjatë fundvitit (Foto)

Reperët Lyrical Son dhe MC Kresha pa dyshim janë ndër reperët më të kërkuar në estradën kosovare

Brenda këtij viti ata kanë lansuar projektin e tyre gjigant, albumin “Repsodëtt n’rap t’sotit” me gjithsej 28 këngë, i cili u cilësua si një prej projekteve më të suksesshme të vitit në estradë.


McKresha me këngë të re (Foto)
Lexo po ashtu McKresha me këngë të re (Foto)

Në një bisedë për Telegrafin, Lyrical Son ka sqaruar se puna në labelin “PINT” po vazhdon, dhe se fokusi kryesor për momentin janë vazhdimi i promovimit të këngëve të albumit duke iu realizuar klipe, dhe koncertet e vazhdueshme, të cilat janë të pashmangshme.

“Po, ne këtë vit publikuam albumin tonë me gjithsej 28 këngë, gjersa shumica prej tyre janë realizuar edhe me videoklipe, ndërkohë puna në labelin tonë po vazhdon. Tani i jemi përkushtuar shumë sezonës së dimrit, pasi so të jemi të angazhuar edhe me kocnerte, ndërkohë pritet të publikohen klipe të reja nga albumi i fundit”.

Albumi "Rapsodët n'rap t'sotit" nga P.I.N.T
Albumi “Rapsodët n’rap t’sotit” nga P.I.N.T

Këngët e reja janë gjithashtu në plan, vetëm se reperi ka sqaruar që për të gjitha projektet që publikohen duhet patjetër konsultimi me të gjithë menaxhmentin e artistëve.

“Ne kemi shumë demo në studion tonë, të cilat presim t’i realizojmë, por sigurisht që kjo vjen me kohë dhe duhet të konsultohemi edhe me kompaninë menaxhuese “Warner Borthers” e cila është pjesë e labelit tonë, dhe pastaj bëhet realizimi i tyre”, shton më tej ai.

Shumë shpejt, Lyrical Son do të vijë edhe në një bashkëpunim me Genc Prelcukaj, për të cilin data e publikimit nuk dihet ende.

Genci dhe Lyrical Son bashkohen për këngën e re (Foto)
Lexo po ashtu Genci dhe Lyrical Son bashkohen për këngën e re (Foto)

“Po, unë jam mysafir në këngën më të re të Gencit, i gjithë projekti si kënga, si klipi janë realizuar në Kosovë. Do të jetë besoj diçka e mirë, gjersa data e publikimit enden nuk është bërë e ditur”, ka përfunduar Lyrical Son. /Telegrafi/