LAJMI I FUNDIT:

LVV: Marrëveshja me Kosovën i hapi rrugë Serbisë në Uashington

LVV: Marrëveshja me Kosovën i hapi rrugë Serbisë në Uashington

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Vetëvendosje konsideron se, dy marrëveshjet që u nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington D.C. duhet të sqarohet, pasi sipas tyre këto marrëveshje  nuk janë mes dy vendeve të përmendura me lartë.


“Pse pati nevojë për dy marrëveshje? Kush me kë ka lidhur marrëveshje, kush ka nënshkruar, sepse këto nuk janë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë. A janë këto veç një hapje e rrugës për Serbinë në Uashington? Ajo çfarë u quajt sot normalizim ekonomik, më shumë ngjan si një ekonomizim i dështimit të shkëmbimit territorial. Mbi të gjitha, qeveria koti edhe një herë gënjeu, sepse njohja reciproke nuk u arrit, ndërkohë që çështjet e brendshme të Kosovës edhe një herë u trajtuan me Serbinë, gjë e cila është e papranueshme”, thotë LVV.

Duke përmendur Ujmanin kjo parti thotë se pika e shtatë e marrëveshjes konsiston në rikthimin e Serbisë në Kosovë, duke e konsideruar si tradhti.

“Në pikën 7 të marrëveshjes thuhet se dy palët, pra Kosova e Serbia, do të punojnë me SHBA-të për studim fizibiliteti për ndarjen e liqenit të Ujmanit, si burim uji e energjie. Kjo pikë konsiston në rikthimin e Serbisë në Kosovë, pra duhet konsideruar si tradhti. Kosova është e pavarur prej Serbisë, Liqeni i Ujmanit është burimi më i rëndësishëm ujor i Kosovës, dhe është pronë e Republikës së Kosovës, tërësisht. Njohja e të drejtave të Serbisë mbi liqenin e Ujmanit, e bën këtë marrëveshje të papranueshme për Kosovën”, thuhet tutje.

Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

LVV thotë se furnizimi me energji e dëmton rëndë inkuadrimin e Kosovës në arritjen e fundit të Kosovës në marrëveshje me ENTSO-E duke u shkëputur nga blloku energjitik me Serbinë.

“Po në atë pikë përmendet diversifikimi i furnizimit me energji. Kjo do të thotë se sërish po lejohet dhe nxitet ndërhyrja e Serbisë në sovranitetit energjetik të Kosovës, prodhimin, tregun dhe sigurinë. Kjo e dëmton rëndë inkuadrimin e Kosovës në arritjen e fundit të Kosovës në marrëveshje me ENTSO-E duke u shkëputur nga blloku energjitik me Serbinë”, thotë kjo parti.

Më tej Vetëvendosje ka kundërshtuar dhe pikën e pestë ku përmendet Mini Shengeni ballkanik.

“Në pikën 5 të marrëveshjes deklarohet se Kosova do të bëhet pjesë e iniciativës së quajtur «minischengen». Kjo iniciativë është kritikuar me kohë, nga shumë palë. Kosova nuk ka asnjë arsye që të bëhet palë në ndonjë marrëveshje me një vend që nuk e njeh atë, siç është Serbia. Për më tepër që ky “minishengen” është nje hapësirë që do të hegjemonizohej lehtë nga Serbia, për shkak të pabarazisë ushtarake, demografike e ekonomike mes saj dhe vendeve të tjera. Projekti i “minischengenit” është kritikuar me të drejtë nga shumica e subjekteve politike në Kosovë, ndaj nënshkrimi në këtë marrëveshje tregon se ajo nuk reflekton aspak pikëpamjet e palës së Kosovës”, thotë LVV.

Sipas tyre, pika e 15 lidhur me atë se Kosova pezullon aplikimin në organizata ndërkombëtare, është kërkesë që Kosova për një vit të heqë dorë prej sjelljes së saj si një shtet normal e sovran.

“Në pikën e parafundit të marrëveshjes deklarohet se Kosova për një vit angazhohet të mos kërkojë më anëtarësime në organizata ndërkombëtare. Kjo është kërkesë që Kosova për një vit të heqë dorë prej sjelljes së saj si një shtet normal e sovran. Pse t´i kërkohet Kosovës që të heqë dorë nga sovraniteti i saj, qoftë dhe përkohësisht? Ç´lidhje ka kjo me zhvillimin ekonomik të Kosovës? Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare i ndihmon ekonomisë, nuk e pengon atë”.

“Në marrëveshje thuhet se Kosova e Izraeli do të njihen në mënyrë reciproke, e kjo është një lajm shumë i mirë. Por pse duhet që kjo njohje reciproke të lidhet me këtë marrëveshje të keqe, e cila e sjell Serbinë në Kosovë?”, thotë tutje…/Telegrafi/

Shkrimi i plotë

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori