LAJMI I FUNDIT:

LVV i përgjigjet opozitës për vaksinat: Për një vit u administruan 1 milion e 820 mijë vaksina anti-COVID

LVV i përgjigjet opozitës për vaksinat: Për një vit u administruan 1 milion e 820 mijë vaksina anti-COVID
Foto: Arkiv

Lëvizja Vetëvendosje përmes një video ka përmbledhur kritikat e opozitës gjatë vitit 2021 në adresë së Qeverisë për mos sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Vetëvendosje, në një postim në Facebook, ka thënë se më 12 dhjetor u arrit vaksinimi i 60% të popullsisë së vaksinueshme.


“Këtë muaj, kur janë bërë 1 vit nga vaksina e parë në Kosovë, janë administruar 1,820,000 vaksina”, thotë VV.

Postimi i plotë i LVV:

“Dështuan të negociojnë për sigurimin e vaksinave.

Nuk e bënë asnjë kontratë për sigurimin e tyre.

Bënë trysni që ne t’i sigurojmë ato.

Kur i blemë 2 milionë doza, thanë këto janë ‘vitra’.

Thanë janë vaksina me afat të skaduar.

Nuk u hetuan për të bëmat e mosbëmat e tyre, trillimet.

Vazhduan duke pështyrë para kamerave se nuk do të mund t’i vaksinoni kurrë 60% të popullsisë.

Në këtë video janë disa prej tyre.

Me 12 dhjetor 2021 u arrit vaksinimi i 60% të popullsisë së vaksinueshme.

Ndërkaq këtë muaj, kur janë bërë 1 vit nga vaksina e parë në Kosovë, janë administruar 1,820,000 vaksina”, shkruan LVV në faqen zyrtare.