Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i është kundërpërgjigjur kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas deklaratës së janë duke pritur ftesë nga LVV dhe së bashku ta rrëzojnë qeverinë Hoti.
Deputeti Zyba në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se PDK tash e katër muaj ka një ftesë nga LVV.
“PDK në fillim thoshte që vetëm le ta fillojë dikush mocionin e mosbesimit sepse ne jemi për rrëzimin e kësaj qeverie. Me rastin e fillimit të procedurave të mocionit, përkatësisht para konferencës për media të datës 6 gusht, LV e ka ftuar PDK-në që të mbështesë mocionin dhe të jap kontributin e saj në tekstin e mocionit të mosbesimit. Të njëjtës, PDK nuk iu patën përgjigjur duke e konsideruar atë të pasinqertë. Pra, tashmë ka një ftesë së cilës PDK nuk iu është përgjigjur”, u shpreh Zyba.
Deputeti shtoi tutje se “që nga ajo kohë, kanë kaluar 4 muaj prej fillimit të mbledhjes së nënshkrimeve për mocion dhe ajo refuzon t’i japë nënshkrimet, derisa ndërkohë në disa raste iu vë në shërbim qeverisë së paligjshme”.
Sipas deputetit, PDK tashmë ka ndërruar qëndrim në raport me mocionin.
“Tash së fundi përsëri ka ndryshuar qëndrim në raport me mocionin e filluar nga ana e jonë. Për dallim nga një deklaratë pararendëse nga atëherë kryetari i saj, Veseli, i cili thoshte qartë se në momentin kur LV sjellë mocionin në Kuvend, PDK do ta votojë, tash kryetari në detyrë, Hoxhaj, ka një qëndrim tjetër. Sipas këtij të fundit, pasi të jenë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme që mocioni të sillet në Kuvend, pra pasi të jenë mbledhur 40 nënshkrime, LV duhet ta ftojë në takim PDK-në, e vetëm pas atij takimi PDK do të dalë me një qëndrim të qartë”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, Zyba pohoi se PDK po kërkon një takim me LVV-në për të arritur një marrëveshje.
“Pra tash mbledhja e 40 nënshkrimeve nuk mjafton që PDK të votojë për rrëzimin e qeverisë, por për këtë ka nevojë për një takim dhe një marrëveshje me LV-në. Ata nuk e kanë seriozisht rrëzimin e kësaj qeverie. Kjo dëshmohet çdo ditë me veprimet e tyre në kuvend e në komisionet parlamentare dhe mbështetet me deklaratat e tyre publike që janë të mangëta në logjikë dhe konsistencë. Kushdo që mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, qoftë sepse vendi ka nevojë për një rilegjitimim të institucioneve, qoftë sepse kjo qeveri është e paaftë, e dëmshme dhe jofunksionale, e trajton mocionin si qëllim e jo si kompromis ose rezultat negociator. Pra e mbështet atë si domosdoshmëri, jo si pazar politik, siç po synon PDK”, theksoi deputeti Zyba.
Ndërkaq, mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë janë deklaruar se do ta mbështesin edhe Aleanca Kosova e Re dhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.
Për rrëzimin e qeverisë duhen 61 vota./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWeber: Fitorja e Trump, sinjal për BE-në që të marrë përsipër rolin që kishte SHBA në Ballkanin Perëndimor
Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të panjohur me veturë me targa të Shqipërisë
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK
Regjistrohet edhe një parti e re në KQZ
Rrugëtimi i ish-partneres së kontrabandistit drejt karrigeve të pushtetit
Plagosje me armë në Hajvali, i dyshuari në arrati
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin 'problematik' te Reali - por duhet sakrificë e madhe
Gabimi amatoresk i Gjermanisë: Fton një lojtar për në Ligën e Kombeve, por ai luan për një tjetër kombëtare
Efekti Elon Musk - si fitoi Donald Trump nga mbështetja e miliarderit
Shteti më i populluar amerikan thërret seancë të jashtëzakonshme për të "blinduar" ligjet shkaku i Trumpit
A do t'ia heq administrata Trump “non gratën”, përgjigjet Sali Berisha
Macron u bëri thirrje evropianëve të zgjohen pas fitores së Trumpit: Amerika nuk do të kujdeset për ne