LAJMI I FUNDIT:

Luzha: Dialogu pa efekte, Kuvendi duhej të mblidhej

Luzha: Dialogu pa efekte, Kuvendi duhej të mblidhej

Analistja, Besa Luzha ka thënë se ka pritur që pas trenit serb të ketë një reflektim të institucioneve për riformatimin e dialogut me Serbinë.


“Erdhëm tek një moment kur ishte një tension i qëllimshëm, ndoshta për të provokuar situatën në Kosovë, institucionet vepruan, me plan apo pa plan por në një mënyrë dëshmuan ‘muskujt’ e shtetit tonë”.

“Pas kësaj është pritur që të ketë reflektim, sidomos të presidentit Thaçi, pasi e mori guximin të drejtojë situatën e tensionuar, pasi edhe e ka detyrën që të ketë rol uniteti”.

“Kam pritur që t’i mbledhë të gjithë akterët dhe të diskutojnë për një ndryshim të formatit, përcaktim të listës me prioritete, harmonizim të qëndrimeve se çka mund të negociohet e çka jo por kjo nuk ndodhi, edhe pas përpjekjes së opozitës”.

Luzha si e ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova tha se dialogu Kosovë-Serbi do të duhej të diskutohej në Kuvendin e Kosovës, pasi është një temë shumë e rëndësishme për vendin.

“Nuk ka temë më të rëndësishme për tu mbledhur përfaqësuesit e popullit por ne pamë një anashkalim të rolit të Kuvendit dhe marrjen e detyrës për të negociuar direkt nga ana e presidentit, pa ja dhënë mandatin Kuvendi”.

“Ne mund të sillemi si shtet dhe të themi se nuk jemi kundër dialogut por kushtet dhe rrethanat kanë ndryshuar dhe se ne nuk do të vrapojmë sa herë që Brukseli ose Serbia kanë nevojë për poenë”.

Ajo ka thënë po ashtu se inkuadrimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në këtë dialog, mund të jetë edhe shkelje ligjore.

“Hyrja e presidentit Thaçi në dialog, pa marrë mandat zyrtar nga Kuvendi mendoj se është edhe shkelje ligjore”.

“Nëse ka pasur iniciativa nga BE për përfshirjen e lojtarëve të rinj, megjithatë është dashur të diskutohet në Parlament, a është momenti apo jo i përfshirjes së presidentit. Presidenti me rolin unifikues duhej ta kishte edhe një platformë unifikuese”.

Sipas saj, edhe pas kaq shumë vitesh dialog mes të dyja palëve, nuk ka normalizim të marrëdhënieve.

Luzha poashtu nuk pret as efekte pozitive nga dialogu.

“Marrëdhëniet edhe në vitin 2017 janë të acaruara, nuk ka pasur asnjë efekt. Si mund të ulen tensionet me një shtrëngim duarsh kur Serbia vazhdimisht të poshtëron në nivel ndërkombëtar. Do të kishte kuptim, nëse Serbia do të thoshte se pas gjithë kësaj, do të gjente forma të njohjes së shtetit të Kosovës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori